Please enter at least 3 characters.

Reagimi i Rashicës pasi Werderi e siguroi qëndrimin në Bundesliga

2020/07/MilotRashicadd-e1594104947648.jpg
234:"BREMEN, GERMANY - JUNE 27: Milot Rashica of Werder Bremen reacts during the Bundesliga match between SV Werder Bremen and 1. FC Koeln at Wohninvest Weserstadion on June 27, 2020 in Bremen, Germany. (Photo by Oliver Hardt/Getty Images)
12:"Getty Images

Werder Bremeni e ka siguruar qëndrimin në elitën e futbollit gjerman duke u treguar skuadër më e mirë se Heidenhiemi në ‘play-off’.

Në ndeshjen si vendas në Weser Stadium, ekipi ku luan Milot Rashica barazoi pa gola, ndërsa në takimin si mysafir në stadiumin Voith Arena barazuan 2-2 dhe kështu siguruan qëndrimin në Bundesliga falë golave në udhëtim.

Natyrisht se këtij suksesi i është gëzuar edhe anësori i Kosovës, i cili ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

24-vjeçari e ka publikuar një fotografi të skuadrës së Werderit në zhveshtore me përshkrimin: “Ia dolëm”.

Rashica, i cili i ka shënuar tetë gola dhe i ka dhuruar pesë asistime për Bremenin në sezonin që lamë pas, pritet ta vazhdojë karrierën diku tjetër nga edicioni i ardhshëm. /Telegrafi/