Please enter at least 3 characters.

Rashica i pandalshëm, shënon pas tre minutash me fanellën e Werderit

2019/03/Milot-Rashica.png

Milot Rashica ka vazhduar formën fantastike me Werder Bremenin.

Ylli i Kosovës është rikthyer në klub pas ndeshjeve me Përfaqësuesen dhe ka vazhduar me gola.

Vushtrriasit i kanë mjaftuar vetëm tre minuta lojë ndaj Mainzit për ta kaluar Werderin në epërsi.

Ishte kapiteni Max Kruse që asistoi për mrekulli për Rashicën, i cili pasi kaloi edhe portierin mysafir realizoi për 1-0.

Goli ndaj Mainzit ishte i teti këtë kampionat për sulmuesin nga Kosova. /Telegrafi/

https://streamable.com/c86hn