Ramos, te Reali deri më 2020?
29/07/2015
Marca raporton se mbrojtësi ka përmirësuar marrëdhëniet me klubin dhe së fundmi e ka vazhduar edhe kontratën.
Sipas gazetës spanjolle, 29-vjeçari ka arritur marrëveshje verbale dhe së shpejti do të nënshkruajë edhe kontratën.
Ramos ishte i lidhur me një kalim te Manchester Unitedi, por Djajtë e Kuq duket se janë dorëzuar për shërbimet e tij, transmeton koha.net.
Me këtë marrëveshje ndoshta marrin fund edhe spekulimet për të ardhmen e David de Geas, i cili pritet të mbetet te Unitedi deri në fund të sezonit. /Telegrafi/


