Ramiqi: Agim Çeku i masakroi listat veteranëve me ushtarët e FARK-ut (Video)
Ramiqi tha se i vjen turp që ka qenë pjese e përpilimit të këtyre listave. Arsyeja e zhgënjimit të Ramiqi ëshhtë 'masakrimi' i listave nga ana e Komisionit për vlerësim, e sidomos adreson akuza me emër he mbiemër te kryetari i komisionit, Agim Çeku.
“Është bërë gabim i madh, që nuk kanë përfshirë ushtarët e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës në listata e veteranëve, sepse ata kanë qenë pjesëmarres direkt në luftë dhe e kanë merituar këtë status”, tha Ramiqi.
“Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë në egzil ka qenë legale, nëse bazohemi në Kushtetutën e Kaçanikut, si i vetmi mekanizëm i autorizuar për organizimin e luftës në Kosovë”, tha Ramiqi.
Ndërsa duke folur lidhur me arrestimin e tij, që kishte ndodhur kohë më parë, ai tha se “arrestimi im për terrorizem është përdorur nga pushteti për t’i marrë vulat dhe arkivat e Ministrisë së Mbrojtjes”
Ramiqi kërkoi publikisht nga ish komandanti i FARK-ut, Rrustem Berisha, të tregojë se si e ka nëshkruar këtë listë jashtë së cilës kanë mbetur zyrtarët kryesorë të Ministrise.
Ramiqi tregoi edhe për mosmarrëveshjet e atëhershme të Ministrisë së Mbrojtjes me zyrën politike të Lëvizjes Popullore të Kosovës. /Telegrafi/


