Please enter at least 3 characters.

Rakitic dëshiron që Valverde të jetë trajner i Barçës edhe në sezonin e ardhshëm

2019/01/Ivan-Rakitic-e1546868011195.jpg
329:"BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 05: Munir El Haddadi of FC Barcelona celebrates with his teammate Ivan Rakitic (R) after scoring the opening goal during the Copa del Rey fourth round second leg match between FC Barcelona and Cultural Leonesa at Camp Nou on December 05, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, dëshiron që Ernesto Valverde të jetë trajneri i klubit katalunas edhe në sezonin e ri.

E ardhmja e spanjollit ende është e paqartë, por duket se lojtarët dëshirojnë që ai të jetë trajner i tyre.

"E ardhmja e trajnerit është në pikëpyetje për klubin dhe atë, por si lojtarë ne jemi të lumtur me atë", ka thënë Rakitic për Marca.

(Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

"Ai dhe stafit i tij po bëjnë punë shumë të mirë, besoj se ai do të vazhdojë këtu.Ne lojtarët gjithmonë punojmë shumë dhe se çka ata vendosin të bëjnë, është vendim i tyre, por ata do të vijnë në përfundim i cili është më i miri".

"Ne është dashur të përpiqemi shumë për këtë fitore në Getafe, sepse kjo është një ligë mjaft e komplikuar dhe ka ende shumë sfida para".

"Kjo ishte një nga ndeshjet më të vështira të sezonit, ata ishin të kompletuar dhe ishte një betejë e vërtetë", ka shtuar kroati.

Barcelona aktualisht në La Liga është në vendin e parë me pesë pikë më shumë se Atletico Madridi në pozitën e dytë. /Telegrafi/