Please enter at least 3 characters.

Raiola: Ibrahimovic i hapur për t'iu bashkuar Milanit, Pogba e ka në zemër Juventusin

2018/11/Pogba-Ibrahimovic.jpg
271:"MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 29: Paul Pogba (L) and Zlatan Ibrahimovic (R) of Manchester United react during the Premier League match between Manchester United and Burnley at Old Trafford on October 29, 2016 in Manchester, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Agjenti i njohur Mino Raiola ka thënë se Zlatan Ibrahimovic e ka derën e hapur për t'u bashkuar me Milanin, ndërsa Juventusi mbetet në zemrën e Paul Pogbas.

Përfaqësuesi i njohur i lojtarëve pritet të arrijë në Itali gjatë javëve të ardhshme për të diskutuar të ardhmen e klientëve të tij.

Raiola ka folur me mediumin italian Rai Sport për thashethemet e fundit të transferimit që rrethojnë klientët e tij.

Ibrahimoviç mund të kthehej në San Siro pasi LA Galaxy nuk arriti të hynte në Play-Off të MLS-së dhe këtë e ka konfirmuar agjenti i njohur.

"Unë konfirmoj atë që kam thënë më parë, marrëdhënia me drejtuesit e rinj të Milanit është e shkëlqyer, prandaj dera është e hapur. Të gjitha opsionet mbeten të hapura", ka thënë fillimisht Raiola.

Pogbas iu dha një mirëseardhje të ngrohtë nga tifozët e Juventusit kur luajti për Manchester United këtë javë dhe Raiola foli edhe për të ardhmen tij.

"Ai ka përmirësuar marrëdhëniet e tij me Jose Mourinhon dhe tani është më i qetë, sepse ai ndjehet i rëndësishëm për Manchester Unitedin, edhe nëse Torino dhe Juventusi mbeten në zemrën e tij", përfundoi agjenti.

Ndryshe, dimri pritet të jetë i nxehtë si për Milani, ashtu edhe për Juventusin dhe të ardhmen e Ibrahimovicit e Pogbas. /Telegrafi/