Please enter at least 3 characters.

Rafael Nadal bën historinë, fiton titullin e 11-të të French Open

2018/06/rafaelnadal-1.jpg
268:"PARIS, FRANCE - JUNE 10: Rafael Nadal of Spain celebrates victory following the mens singles final against Dominic Thiem of Austria during day fifteen of the 2018 French Open at Roland Garros on June 10, 2018 in Paris, France. (Photo by Cameron Spencer/Getty Images)
12:"Getty Images

Rafael Nadal e ka shkruar sërish emrin në librat e historisë duke e fituar për të 11-tën herë në karrierë titullin e French Open në Roland Garros.

Tenisti spanjoll triumfoi përballë Dominic Thiem për t'u bërë vetëm tenisti i dytë që e fiton 11-të herë të njëjtin turne të madh pas sukseseve të Margaret Court në Australian Open.

(Foto: Getty Images)

Që nga triumfi debutues në Paris në vitin 2005, 32-vjeçari ka dominuar në këtë garë duke humbur vetëm dy herë në karrierën e tij.

Në finalen e këtij viti, Nadal fitoi me rezultat 3-0 në sete (6-4, 6-3, 6-2) kundër tenistit austriak, Dominic Thiem.

"Dua t'i them përgëzime Dominicut dhe ekipit të tij. Ka qenë nder të luaj ndaj teje, je një lojtar i shkëlqyer. Vazhdo kështu. Të uroj të gjitha të mirat".

(Foto: Getty Images)

"Mezi pres t'i falënderoj të gjithë pjesëtarët e ekipit tim dhe familjen time. Të gjithëve që më kanë ndihmuar secilën ditë".

"Pa ju, nuk është e mundur. Është gjë e bukur. Kemi kaluar momente të vështira vitin e kaluar, prandaj është një ëndërr që të jem sërish me këtë trofe", ka deklaruar Nadal pas triumfit. /Telegrafi/