Please enter at least 3 characters.

Rachel McAdams është bërë nënë

2018/04/Rachel-McAdams-1-e1523398648569.jpg
258:"HOLLYWOOD, CA - JUNE 08: Actor Rachel McAdams speaks onstage during American Film Institute's 45th Life Achievement Award Gala Tribute to Diane Keaton at Dolby Theatre on June 8, 2017 in Hollywood, California. 26658_007 (Photo by Kevin Winter/Getty Images)
12:"Getty Images

Rachel McAdams është bërë nënë për herë të parë dhe siç bëjnë të ditur mediat amerikane, ka sjellë në jetë një djalë.

Aktorja është në lidhje me skenaristin Jamie Linden qe disa muaj dhe mediat raportojnë se ai është baba i fëmijës.

(Foto: Getty Images)

Sipas revistës People, 39-vjeçarja e ka fshehur shtatzëninë nga mediat dhe publiku, mirëpo në muajin shkurt ishte fotografuar në aeroportin e Torontos, me ç'rast ishte mësuar se priste fëmijë.

Në muajt e fundit, ajo nuk është paraqitur në evenimentet publike duke përfshirë edhe promovimin e filmit të saj, "Game Night".

Rachel asnjëherë në të kaluarën nuk e ka konfirmuar lidhjen e dashurisë me Lindenin, përkundër se fotoreporterët disa herë i kanë kapur bashkë nëpër darka në Los Angeles. Po ashtu, ata ishin parë bashkë edhe në një dasmë në Paris.

(Foto: Getty Images)

Para tre vitesh, McAdams në një intervistë për Marie Clare kishte dhënë se dëshironte të krijojë familje dhe të lindë disa fëmijë.

Duket se më në fund ajo ka vendosur që t'i përkushtohet edhe jetës personale, pos asaj profesionale. /Telegrafi/