Please enter at least 3 characters.

Rabiot refuzon transferimin te Manchester United, do të mbetet te Juventusi

2023/06/Rabiot.jpg
244:"Adrien Rabiot of Juventus during the Italian A, football match between Juventus Fc and Uc Cremonese on 14 May 2023 at Allianz Stadium, Turin, Italy. Photo Nderim Kaceli (Photo by Nderim Kaceli/LiveMedia/LiveMedia/Sipa USA) - Photo by Icon sport
17:"SUSA / Icon Sport

Adrien Rabiot nuk do të largohet nga Juventusi, së paku jo edhe për një vit tjetër.

Mesfushori francez ka pasur një vit të jashtëzaknshëm me fanellën e Juventusit, duke zgjuar edhe interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Rabiot ka zhvilluar 48 ndeshje zyrtare, ku ka realizuar edhe 11 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.

Manchester United i ka bërë ofertë zyrtare francezit i cili del futbollist i lirë më 1 korrik, por kjo ofertë e tij është refuzuar.

Corriere dello Sport ka raportuar se Rabiot ka vendosur që ta vazhdoj kontratën me Juventusin së paku edhe për një vit tjetër.

28-vjeçari do ta vazhdoj kontratën e tij vetëm edhe për një vit me Zonjën e Vjetër, derisa do të mbetet në verën e vitit 2024 si futbollist i lirë.

Përveç Man Utd, interesim për të ka shprehur edhe Bayern Munich, Barcelona dhe Paris Saint Germain. /Telegrafi/