Please enter at least 3 characters.

Quaresma shënon supergol me trinën e jashtme ndaj Iranit

2018/06/quaresma.jpg

Kombëtarja e Portugalisë ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre ndaj Iranit, e vlefshme për Grupin B në kuadër të Kupës së Botës "Rusia 2018".

Është Ricardo Quaresma, i cili ka shënuar për epërsinë e portugezëve prej 1-0.

Goli i Quaresmas erdhi në stilin e tij nga një goditje me trinën e jashtme nga jashtë zone.

Ky gol u shënua në minutën e 45-të të ndeshjes.

Goli erdhi pas asistimit të Adrien Silva. /Telegrafi/