Please enter at least 3 characters.

Qëndroi për vetëm 18 orë por ia kaloi si më së miri, Dua mirëpritet nga mijëra fansa në Indonezi

2019/03/ddusss-e1553630519408.jpg

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, po vazhdon të shijojë suksese të shumta në tregun internacional.

Së fundmi, ajo ka qenë e pranishme për një koncert gjigant të mbajtur në kryeqytetin e Indonezisë.

Megjithëse qëndroi për vetëm 18 orë në këtë shtet, këngëtarja me prejardhje nga Kosova duket se ia ka kaluar më së miri në shoqërinë e fansave.

Ajo ka publikuar disa fotografi nga koncerti në rrjetin social Instagram, ku ndër të tjerash shihet se salla ka qenë e mbushur plot për të.

"18 orë në Xhakarta, shkurt por ëmbël. Faleminderit juve për dashurinë", ka shkruar Lipa në mbishkrimin e fotografive.

Përndryshe Dua është dukur mjaft tërheqëse me një kostum rozë dhe një korse blu me shkëlqim. /Telegrafi/