Publikohet promoja e episodit të 141-të të serialit "O Sa Mirë": Studentët e kolegjit në grevë
11/05/2018
Është publikuar promoja e episodit të 141-të të serialit "O Sa Mirë".
Edhe në këtë episod, do të ketë shumë ngjarje interesante të cilat do të bëjnë për të qeshur shikuesit.
Profesori 'Arbnor' vjen i befasuar me biçikletë në shkollë, teksa sheh që studentët e tij kanë dalë në grevë në korridorin e shkollës.
'Rrahmani' dhe 'Qabi' në anën tjetër do të zhvillojnë një bisedë rreth mënyrës se si ky i fundit arrin t'i fitojë paratë.
Nuk do të mungojë edhe një debat i nxehtë mes 'Citit' dhe 'Hakiut', të cilët do të përballen me fjalë dhe akuza ndaj njëri-tjetrit.
Ky episod, do të ketë gjithashtu brenda tij edhe dy intervistues të veçantë.
Episodi i plotë do të publikohet të dielën në ora 21:00. /Telegrafi/


