Publikohet fotoja e Rihannёs pas rrahjes
20/02/2009
TMZ ka publikuar foton e realizuar nga policia e Los Angeles, menjёherё pas denoncimit se ajo ishte rrahur nga kёngёtari. Shenjat e dhunës nё fytyrën e 20-vjeçares nuk kanë nevojë pёr shumë komente.
Pas dhunës sё ushtruar nga Brown, ai u mor nё pyetje nga policia, derisa Rihanna ishte dërguar nё spitalin Cedars Sinai Medical Center nё Los Angeles.
Grindja qё kishte ndodhur nё veturën e Brown, kishte si pikë fillimi xhelozinë e Rihannas, e cila kishte akuzuar tё dashurin se iu kishte kushtuar mё shumë vëmendje femrave tjera se sa asaj gjatë njё feste.
Kjo ngjarje ishte edhe shkak i mungesës sё kёngёtares nё ceremoninë e ndarjes sё çmimeve Grammy Awards.


