Please enter at least 3 characters.

PSG nuk mund ta shesë Neymarin pa gjetur zëvendësues

2019/08/ThomasTuchelneymar-e1566202951284.jpg
331:"BELGRADE, SERBIA - DECEMBER 11: Neymar (R) of Paris Saint-Germain celebrates after scoring a goal with head coach Thomas Tuchel during the UEFA Champions League Group C match between Red Star Belgrade and Paris Saint-Germain at Rajko Mitic Stadium on December 11, 2018 in Belgrade, Serbia. (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, nuk e ka mohuar faktin se Neymar mund të largohet nga kampioni Francës para mbylljes së afatit kalimtar veror.

Megjithatë, strategu gjerman e ka bërë të qartë se braziliani nuk mund të largohet para se klubi të gjejë një zëvendësim.

"Nuk mund ta humbim Neymar pa e zëvendësuar. Nëse e mbajmë, do ta kemi një lojtar që mund t'i fitojë përballjet një me një dhe kjo nganjëherë është e domosdoshme".

"Asgjë nuk ka ndryshuar (sa i përket situatës së Neymarit). Afati kalimtar është i hapur, nuk do të zgjidhet sot ose nesër, gjërat nuk janë të pandryshueshme", është shprehur trajneri.

Kur është pyetur se pse nuk luajti ndaj Rennes, Tuchel ka thënë se sulmuesi nuk është akoma në gjendje që të luajë. /Telegrafi/