Prokuroria Speciale jep detaje të reja rreth aksionit të Policisë ku u arrestuan dhjetra persona
Prokuroria Speciale e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth aksionit që ka zhvilluar Policia në disa qytete, ku janë arrestuar disa persona të dyshuar për veprat penale "Importi, Eksporti, Furnizimi, Transportimi, Prodhimi, Këmbimi Ndërmjetësimi ose Shitja e Paautorizuar e Armëve apo Materialeve Plasë".
Në njoftim thuhet se "me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot është zhvilluar një aksion kontrolli në disa qytete të Kosovës, ku janë arrestuar shtatë persona për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale njofton se shtatë personat e arrestuar gjatë ditës së sotme me inicialet S.K., H.N., S.A., S.N., T.R., F.A dhe H.A, janë arrestuar pasi që të njëjtit kanë kryer veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së.
Gjithashtu, gjatë këtij kontrolli në lokacione të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e armëve dhe sendeve të ndryshme të cilat do të shërbejnë si prova materiale për prokurorinë në procedurë të mëtejme.
Lokacioni 1Dy telefona mobil, një pushkë, shtatë fishekë.Nga Lokacioni 2 është sekuestruar një (1) telefon mobilLokacioni 3, janë gjetur dhe sekuestruar:Një pushkëNjë revoleNjë kuti me mjete për pastrim të armëve, si dheKatër shufra për pastrimLokacioni 4, janë gjetur dhe sekuestruar:
Katër revole
Njëmijenjëqindepesëdhjetë (1.150) fishekë të kalibrave të ndryshëm
Një telefonLokacioni 5, janë gjeture dhe sekuestruar:
Një pushkëNjë revoleNjëqindedhjetë (110) fishekëPjesë të armëveDy telefonaLokacioni 6, janë gjetur dhe sekuestruar sendet si në vijim:
Një revoleDyzetedy (42) fishekëNjë fletore me shënimePajisje për pastrim të armëve dheNjë telefonLokacioni 7, janë gjetur dhe sekuestruar:
Dy pushkë gjuetieDy fishekëDy leje për armë dheNjë telefon
Ndërkaq, nga lokacioni 8 është gjetur dhe sekuestruar një telefon.
Gjithashtu, Prokuroria Speciale njofton se brenda afateve ligjore do të bëjë kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër personave të arrestuar. /Telegrafi/


