Prishtina shkruan letra për njohje
14/08/2010
“Së bashku me presidentin i kemi dërguar edhe 190 letra, rreth 69 letra falendërimi për njohjen e Kosovës, shteteve përkatëse që e kanë njohur Republikën e Kosovën, dhe letra të tjera apo kërkesa qe duhet t’i ndodhin pavarësisë së Kosovës në të ardhmen”, u shpreh Thaçi.
Deri më tani Kosovën e kanë njohur 69 shtete, ndërkaq qeveria kishte paralajmëruar se menjëherë pas vlerësimit të GJND-së, do të pasonin edhe të paktën 20 njohje të tjera.
Megjithëse nga vendimi i GJND-së ka kaluar pothuaj një muaj, Kosova akoma nuk ka pasur asnjë njohje të re. /bbc/telegrafi/


