Please enter at least 3 characters.

Prej nesër ndërprerje në linjën hekurudhore Veles-Gjevgjeli

2016/07/hekurudha.jpg

Trafiku hekurudhor Veles-Gjevgjeli prej nesër do të jetë në ndërprerje për shkak të deformimeve të paraqitura në urën e betonit që ndodhet midis stacionit Gradsko dhe udhëkryqit Kukuruçani.

Siç kumtojnë nga "HM Transport", ndërprerja do të zgjasë deri në përfundimin e sanimit të defektit.

Ndërkohë, trenat të cilat qarkullojnë në relacionin Shkup-Gjevgjeli dhe Gjevgjeli-Shkup, do të qarkullojnë vetëm deri në Veles dhe anasjelltas./Telegrafi/