Please enter at least 3 characters.

Pjanic do më shumë minuta te Barcelona, ai kërkon të lërë gjurmë në këtë klub

2020/11/16051976381663.jpg

Miralem Pjanic është duke pritur që të gjejë minuta më shumë te Barcelona, pasi boshnjaku nuk ka lënë gjurmë në mesfushën e Blaugranave që nga bashkimi me Juventusin.

Megjithatë, 30-vjeçari e dinte se do të ishte e vështirë në Camp Nou pasi Barcelona ka mesfushën gjithmonë të mbushur me talent të klasit botëror.

Sidoqoftë, Pjanic beson në aftësinë e tij dhe ka luajtur futboll rregullisht në çdo klub në të cilin ka qenë gjatë karrierës së tij.

Edhe pse nënshkrimi i tij u konfirmua para mbërritjes së Ronald Koeman, Pjanic ka qenë gjithmonë pjesë e planeve të trajnerit holandez në Camp Nou.  Mesfushori arriti vonë në skuadër pasi doli pozitiv me COVID-19.

Sidoqoftë, Koeman gjithmonë ka këmbëngulur se Pjanic është një lojtar i rëndësishëm, por roli i tij në skuadrën e sugjeron të kundërtën.

Frenkie de Jong duket se ka të garantuar vendin në formacion, kështu që Sergio Busquets ende e ka vendin dhe e krijojnë dyshen e mesfushës.

Reprezentuesi spanjoll nuk ka qenë në të mirën e tij këtë sezon, por e ka mbajtur vendin e tij në ekip më shpesh se Pjanic.

Pjanic ka luajtur pak më shumë se një të tretën e minutave të përgjithshme në dispozicion te Barcelona këtë sezon - 303 nga 900 në total.  Ai ka filluar vetëm tre nga 10 ndeshjet e para të Blaugranave.

"Unë ende nuk jam i kënaqur. Unë nuk jam i kënaqur me [vetëm] të qenit në Barcelona. Unë dua të lë shenjën time”, ka thënë ai. /Telegrafi/