Piratja Penelope Cruz
12/02/2010
Aktorja 35-vjeçare pritet të luajë krahas Johnny Depp në vazhdimin e ri të filmit, edhe pse detajet e rolit të saj ende nuk janë dhënë.
Nëse Penelope Cruz merr rolin në këtë film, ajo do të ribashkohej me regjisorin e filmit “Nine”, Rob Marshall, i cili do të drejtojë filmin.
Derisa Penelope pritet të nënshkruajë, një varg yjesh kanë refuzuar të jenë pjesë e vazhdimit të katërt të filmit. Orlando Bloom, Mackenzie Crook dhe Keira Knightley që të gjithë kanë thënë se nuk do të përsërisin rolet./Telegrafi/


