Please enter at least 3 characters.

Pique dhe shumë yje pjesë ekipit të Katalunisë për ndeshjen ndaj Venezuelës

2019/03/Gerard-Pique-1-e1553115994616.jpg
290:"BARCELONA, SPAIN - MARCH 09: Gerard Pique of Barcelona celebrates after scoring his team's first goal with teammate Arturo Vidal during the La Liga match between FC Barcelona and Rayo Vallecano de Madrid at Camp Nou on March 09, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Gerard Pique është ftuar nga përfaqësuesja e Katalunisë për ndeshjen miqësoren ndaj Venezuelës më 25 mars.

Mbrojtësi i Barcelonës i cili është pensionuar nga përfaqësuesja e Spanjës pas Kampionatit Botëror 2018, ka pranuar ftesën dhe kjo do të jetë paraqitja e tij e dhjetë.

Katalunia nuk është e pranuar nga UEFA dhe FIFA, por kanë të drejtën e miqësore.

(Foto: Paul Gilham/Getty Images/Guliver)

Përveç Piques janë ftuar edhe lojtarë të njohur si Xavi Hernandez, i cili aktualisht luan në Katar për Al Saddin, por edhe Marc Barta, Marc Muniesa, Martin Montoya, Aleix Vidal dhe Bojan Krkic.

Gjithsesi grumbulli nuk ka shkuar paprobleme, skuadra si Real Valladolid, Rayo Vallecano dhe Huesca kanë refuzuar të lejojnë lojtarët e tyre t'i bashkohen kësaj përfaqësuese. Më poshtë e keni listën e lojtarëve të ftuar nga Gerard Lopez:

Portierët:: Isaac Becerra, Edgar Badia.

Mbrojtësit: Gerard Pique, Martin Montoya, Marc Bartra, Aleix Vidal, Didac Vila, Marc Muniesa, Marc Cucurella.

Mesfushorët: Xavi Hernandez, Victor Sanchez, Pere Pons, Oscar Melendo, Joan Jordan, Alex Granell, Oriol Romeu, Aleix Garcia.

Sulmuesit: Sergio Garcia, Bojan Krkic, Marc Cardona. /Telegrafi/