Please enter at least 3 characters.

Përplasjet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, numri i viktimave shkon në 32

2020/09/AP_20271311650326.jpg
558:"In this image taken from a footage released by Armenian Defense Ministry on Sunday, Sept. 27, 2020, Armenian forces destroy Azerbaijani military vehicle at the contact line of the self-proclaimed Republic of Nagorno-Karabakh, Azerbaijan. Fighting between Armenia and Azerbaijan has broken out around the separatist region of Nagorno-Karabakh and the Armenian Defense Ministry says two Azerbaijani helicopters have been shot down. Ministry spokeswoman Shushan Stepanyan also said Armenian forces hit three Azerbaijani tanks. (Armenian Defense Ministry via AP)
2:"AP

Përplasjet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për territorin e diskutueshëm të Nagorni-Karabakut kanë vazhduar edhe brenda natës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, lajmi u konfirmua nga ministria e mbrojtjes në Armeni, derisa autoritetet e Azerbajxhanit deklaruan se pala tjetër bombardoi qytetin e Terterit.

Tensionet midis dy republikave ish-sovjetike vijnë pas konfliktit mbi territorin Nagorni-Karabaku, një zonë e cila gjendet në Azerbajxhan mirëpo është e populluar me shumicë armene.

Autoritetet e Nagorni-Karabaut deklaruan të hënën se rreth 15 ushtarë vdiqën brenda natës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të fatalitetit ushtarak në 32 që kur përplasjet shpërthyen të dielën në mëngjes.

Në mesin e përplasjeve raportohet edhe për vdekjen e civilëve.

Zyrtarët tek territori i diskutueshëm deklaroi se një grua armene dhe një fëmijë u vranë, ndërsa Baku deklaroi se një familje azere pesë anëtarëshe kishte vdekur si pasojë e bombardimit nga forcat armene.

“Jemi të lodhur nga kërcënimet e Azerbajxhanit, ne do të luftojmë deri në vdekje derisa të zgjidhet ky problem një herë e mirë”, tha Artak Bagdasaryan 36 vjeçar, duke shtuar se ai do t’ju bashkohej ushtrisë së Armenisë. /Telegrafi/