Përplasje e ashpër në kuvendin grek për çështjen e emrit të Maqedonisë
Çështja e emrit të Maqedonisë përshëri ka shkaktuar përplasje të ashpër në mes të partisë ''Nea Democratia'' dhe ministrit të punëve të jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Akuza patriotizmi u hodhën se kush i mbron interesat kombëtare greke dhe kush ka lëshuar pe në çështjen e emrit, ndërkaq shkak i këtij debati u bë vendimi për ribrendimin e agjencisë shtetërore të lajmeve që parasheh ndryshimin e logos, nga ku do të hiqet termi ''maqedonase''.
Logoja e vjetër e agjencisë informative athinaso-maqedonase përmban diellin dhe emrin e plotë të agjencisë, ndërkaq me ndryshimin e propozuar, do të mbaj vetëm fjalën ''Agjencia''.
53 deputetët e djathë konsiderojnë se heqja e fjalës ''maqedonase'' është një shkelje e historisë greke dhe ofendim për opinionin. Ministri Kotzias i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij, për gjoja zbutje të qendrimeve greke, duke thënë se ndryshimi i logos nuk ka ndonjë lidhje thelbësore me politikën e jashtme greke./Telegrafi/


