Please enter at least 3 characters.

Përmbytje në Japoni, raportohet për 14 të vdekur, dy prej tyre ndërruan jetë nga një rrëshitje prej dheu

2020/07/113239105_1cb00932-9820-4d9b-8fe1-630555d1d4a1.jpg

Të paktën 14 njerëz dyshohet se kanë ndërruar jetë në një shtëpi kujdesi në ishullin jugor të Japonisë, Kyushu, pasi reshjet e shiut shkaktuan rrëshitje të dheut dhe përmbytje masive.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lidhur me këtë rast dhjetëra mijëra njerëz u evakuuan nga zona.

Ndërkohë, kryeministri, Shinzo Abe, urdhëroi vendosjen e 10 mijë trupave, për t'ju bashkuar ekipeve të shpëtimit.

Sipas parashikimeve, shiu do të vazhdojë deri të dielën, ndërsa Abe u kërkoi njerëzve të qëndrojnë në gjendje gatishmërie.

Dyshohet se edhe dy persona të tjerë ndërruan jetë nga një rrëshitje dheu në qytetin e Tsunagi, dhe disa të tjerë janë raportuar të zhdukur. /Telegrafi/