Perin te Juventusi për teste mjekësore
08/06/2018
Mattia Perin është duke qëndruar momentalisht në Torino.
Portieri italian po kalon testet mjekësore tek kampionët aktual të Italisë, Juventus.
Aktualisht Perin është fotografuar duke u futur në J Medicial Torino.
Juventus dhe Genoa kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Perin në Torino.
Reprezentuesi italian do t'i kushtojë 12 milionë euro Juventusit plus tri të tjera në formë bonusesh.
Perin do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me bardhezinjtë.
Paga e Perin në Torino do të jetë 2,5 milionë euro në stinor.
Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të ndodhë pasi t'i kalojë portieri italian testet mjekësore. /Telegrafi/


