Pejë: Një i vrarë dhe dy të plagosur
20/11/2010
Ngjarja ka ndodhur rreth orës tre të natës së kaluar në një kafiteri. Personi i vrarë është Ali Haskaj, ndërsa personat e plagosur janë Riza Vishaj dhe vëllai i tij.
Mësohet se personat në fjalë kanë pasur mosmarrëveshje dhe gjatë incidentit janë përdorur armë zjarri dhe armë të ftohta, siç është sëpata. /Telegrafi/


