Please enter at least 3 characters.

Pedro: Do të lë gjithçka për t’u kthyer te Barcelona

2019/12/pedro-e1577449132880.jpg

Sulmuesi spanjoll i Chelseat, Pedro Rodriguez i ka thënë Barcelonës se është gati të kthehet në Camp Nou.

Pedro zbuloi se ai mund të ishte ri-nënshkruar nga katalunasit verën e kaluar, por gjithçka ndryshoi shpejt.

"Nëse ata më thërrasin, unë do të lë nga gjithçka. Kjo paraprirje e mundësisë së kthimit ekzistonte që kur u përballëm me Barcelonën në para-sezon dhe unë po flisja me trajnerin, por dera u mbyll shpejt".

"Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë".

Pedro shtoi gjithashtu se ai u largua shkaku i transferimit të Neymarit dhe minutave të pakët të lojës.

“U largova sepse gjithmonë isha i guximshëm. Neymar arriti dhe unë luaja më pak, ato janë gjëra që ndodhin në futboll. Por, nuk kam asgjë për të qortuar Luis Enriquen. Neymar ishte i shtrenjtë dhe ai ishte gjithmonë i sinqertë me mua”.

“Gjë e lehtë ishte qëndrimi dhe zgjidhja. Unë isha në shtëpinë time me një pagë të mirë, por oferta e Jose Mourinhos më bindi mua dhe unë u largova për të provuar veten te Chelsea”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/