Please enter at least 3 characters.

Pasi e konfirmoi largimin nga Juventusi, klubi ia kujton dhjetë pritjet më të bukura Gigi Buffonit

2021/05/GettyImages-1176888056.jpg
230:"TURIN, ITALY - OCTOBER 19: Gianluigi Buffon of Juventus FC dives to save a shot during the Serie A match between Juventus and Bologna FC at Allianz Stadium on October 19, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon e ka konfirmuar se ai do të largohet nga klubi pas këtij sezoni.

Buffon u transferua në Juventus nga Parma në korrik 2001 dhe pastaj kaloi një vit me PSG në sezonin 2018-19, para se të kthehej përsëri në “Allianz Stadium”.

43-vjeçari e konfirmoi sot se do të ndahet me Bianconerët pas sezonit 2020-21 por nuk ka vendosur nëse ai do të vazhdojë të luajë diku tjetër.

Fituesi i Kupës së Botës ka marrë 10 tituj kampioni në Itali dhe pesë Coppa Italia me Zonjën e Vjetër, ndërsa u votua “Futbollisti i Vitit në Itali” në vitin 2017.

Buffon ka mbrojtur 176 herë për Azzurrët, ndërsa ka marrë pjesë në pesë Kupa Bote të ndryshme dhe katër Kampionate Evropiane.

Buffon fitoi Kupën UEFA me Parma në 1998-99, por trofeu prestigjioz i Ligës së Kampionëve mungon në sirtarin e tij.

Ai me shumë gjasa do të jetë në portë në ndeshjen që Juventusi e luan ndaj Atalantas në finalen e Coppa Italia më 19 maj.

Juventusi ia ka kujtuar dhjetë pritjet më të bukura me fanellën bardhezi. /Telegrafi/