Please enter at least 3 characters.

Pasagjeri që humbi fluturimin, futet në pistë dhe tenton të hap derën e mbyllur të aeroplanit që gati po nisej (Video)

2018/05/Screenshot_1-15.jpg

Ky është momenti dramatik kur një pasagjer vrapoi në pistë në aeroportin e Melburnit dhe u përpoq të “sulmonte” një aeroplan për shkak se kishte arritur me vonesë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për skenat e jashtëzakonshme në të cilat burri u përpoq të futej në një aeroplan i cili priste të nisej.

Ai ishte parë nga dëshmitarët duke bërë hapat drejt aeroplanit, para se të përpiqej të hapte derën, në një shkelje masive të sigurisë.

Gjithsesi, burri me mjekër dhe tatuazh, i cili mbante një triko të errët, u kthye përmes aeroportit.

Bëhet e ditur se aeroplani nuk po udhëtonte drejt destinacionit për të cilin ishte nisur pasagjeri në fjalë. /Telegrafi/

<span></span>