Please enter at least 3 characters.

Pas zyrtarizimit, vjen prezantimi i Oscarit me fanellën e Shanghai SIPG (Foto)

2016/12/oscar2.jpg

Ka përfunduar gjithçka rreth transferimit të Oscar në Kinë.

U konfirmua më parë se Chelsea dhe skuadra kineze, Shanghai SIPG, kanë arritur marrëveshje për Oscarin.

Transferimi i tij gjatë janarit në Kinë do të bëhet për shifrën rreth 60 milionë funte.

Pas këtij zyrtarizimi, ka ardhur edhe fotografia e mesfushorit brazilian me fanellën e skuadrës së Shanghait.

Ndryshe, Oscar do të ketë për trajner, portugezin Andres Villas-Boas, i cili më parë kishte drejtuar skuadrën e ‘Bluve’. /Telegrafi/