Pas takimit me 'Mehmet Kosovën', Luiz Ejlli shihet edhe me Lewandowskin
Këngëtari i njohur shkodran dhe fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga pushimet e tij në Turqi.
Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, Luizi u shfaq krah sulmuesit të Barcelonës, Robert Lewandowski, me të cilin duket se është takuar rastësisht.
Duke mos e humbur humorin që e karakterizon, ai shkroi: “Duhej edhe një calcetto për ta mbyllur mbrëmjen me Robert Lewandowski”.
Gjatë qëndrimit atje, artisti shkodran ka pasur rastin të takohet edhe me aktorin turk Kenan Imirzalioglu, që për publikun shqiptar njihet si 'Mehmet Kosova'.
Ndërkohë, takimi i papritur me një prej futbollistëve më të mirë në botë dhe me aktorin e dashur për publikun shqiptar ka tërhequr vëmendje të madhe.
Duket se Luizi po bën pushimet para nisjes së sezonit të verës pasi është shumë i kërkuar në mbrëmje e koncerte.
I njëjti vazhdon të jetë shumë i pëlqyer nga publiku dhe me një popullaritet të madh gjithandej trojeve shqiptare. /Telegrafi/


