Please enter at least 3 characters.

Pas ndarjes nga Isaac Carew, tabloidet spekulojnë për një lidhje të re të Duas

2019/06/GettyImages-1147444224-e1561360270769.jpg
216:"NEW YORK, NEW YORK - MAY 06: Isaac Carew and Dua Lipa attend The 2019 Met Gala Celebrating Camp: Notes on Fashion at Metropolitan Museum of Art on May 06, 2019 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images)
12:"Getty Images

Ajo është ndarë nga i dashuri i saj, Isaac Carew tri javë më parë. Dhe Dua Lipa duket se po shijon statusin e saj 'single', por  raportohet se gjatë kësaj kohe është takuar disa herë me Anwar Hadid.

Këngëtarja 23 vjeçare ka qenë shumë e afërt më vëllanë 20 vjeçar të modeleve Gigi dhe Bella Hadid, gjersa po kalonin kohë së bashku në Los Angelos, shkruan The Sun.

Mail Online i ka kontaktuar të dyja palët për një koment, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Anwar Hadid (Foto: Instagram/Anwar Hadid)

Anwar i cili është tre vjet më i vogël se Dua, më parë ka qenë në një lidhje të shkurtër me modelen Kendall Jenner.

Nga ana tjetër, këngëtarja shqiptare në vitin 2013 ka filluar të takohet me modelin dhe kuzhinierin e famshëm, të cilët ishin plot katër vite së bashku. Ajo më pas është takuar me muzikantin Paul Klein, për t'u ribashkuar sërish me Isaac në janar të vitit të kaluar.

Dua tashmë i është përkushtuar karrierës së saj, ku po vazhdon të punojë në projektet e reja muzikore që do t’i sjell me albumin e dytë. /Telegrafi/