Please enter at least 3 characters.

Pas golit ndaj Realit, Messi vazhdon të jetë favorit për Këpucën e Artë

2018/05/lionelmessi-e1525643167378.jpg
244:"BARCELONA, SPAIN - MAY 06: Lionel Messi of Barcelona celebrates after scoring his sides second goal during the La Liga match between Barcelona and Real Madrid at Camp Nou on May 6, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona e vazhdoi serinë pa humbje në edicionin e sivjetmë të La Ligas duke luajtur baras (2-2) kundër Real Madridit në 'el Clasico'.

Në proces, nuk munguan golat e dy superyjeve të skuadrave, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

(Foto: Getty Images)

Dhe pas përfundimit të ndeshjes, argjentinasi natyrisht se mund të mendojë se goli i shënuar kundër rivalit të përbetuar, do t'i ndihmojë në garën për çmimin 'Pichichi' (golashënuesi më i mirë në La Liga) dhe në garën për Këpucën e Artë për golashënuesin më të mirë në kampionatet kryesore evropiane.

Goli i shënuar në pjesën e dytë nga Messi ishte i 33-të këtë edicion në La Liga dhe në këtë mënyrë qëndron me dy gola para rivalit kryesor për Këpucën e Artë, yllit të Liverpoolit, Mohamed Salah.

Në kampionatin spanjoll, konkurrent më i afërt i 30-vjeçarit është Cristiano Ronaldo, i cili ka realizuar 25 gola këtë sezon në La Liga.

(Foto: Getty Images)

Për më shumë, ky ishte goli i 26-të i Messit kundër Real Madridit dhe në këtë mënyrë e ka ngritur më shumë rekordin e tij si golashënuesi më i mirë në 'el Clasico'.

Argjentinasi këtë edicion ka arritur ta fitojë La Ligan dhe Kupën e Mbretit me Barcelonën, ndërsa në Ligën e Kampionëve u eliminuan nga Roma. /Telegrafi/