Please enter at least 3 characters.

Pas deklaratës së tij, Netanyahu shkarkon ministrin e Mbrojtjes

2023/03/F190109NRF68-e1679789605200-1024x640-1-e1679854746691.jpg
396:"Israeli prime minister Benjamin Netanyahu and Yoav Galant, Newly appointed Israeli Minister of Immigrant Absorption hold a joint press conference at the Kneeset, the Israeli parliament in Jerusalem on January 9, 2019. Photo by Noam Revkin Fenton/Flash90 *** Local Caption *** יואב גלנט מסיבת עיתונאים ראש הממשלה בנימין נתניהו ביבי שר הביטחון
7:"Flash90

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant pas kundërshtimit të tij ndaj reformës në drejtësi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Gallant bëri një deklaratë dramatike të shtunën në mbrëmje.

Përmes saj, ai i kishte bërë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu që të ndalojë “reformën gjyqësore” për një kohë të mjaftueshme për t'u angazhuar më thellë në negociatat me të tjerët për të arritur një kompromis.

Në një deklaratë të shkurtër, Zyra e Kryeministrit thotë se Netanyahu ka vendosur të transferojë Gallant nga posti i tij.

Megjithatë, nuk është e qartë se çfarë pozicioni të ri do t'i jepet atij, nëse do t’i jepet një i tillë.

Gallant kishte bërë thirrje për të ndërprerë “reformën në drejtësi”, duke përmendur rrezikun për sigurinë e shtetit, duke pasur parasysh protestat e gjera në ushtri. /Telegrafi/