Please enter at least 3 characters.

Pas 20 orësh udhëtimi - qeni zbuloi se ku po shkonte, reagimi bëhet viral

2022/05/2b419560-85ac-425f-b070-ac98a66d81f4.jpg

Shumë prej nesh e mbajnë mend emocionin që ndjemë kur morëm vesh se do të shkonim te gjyshja.

Dhe kjo ndjenjë është e njohur edhe për qenushin Nosh. Ai u emocionua kur, pas një udhëtimi 20 orësh, mësoi nga pronarët e tij se ku po shkonte.

Skyler dhe Deko hipin në veturë, ndërsa Nash shikon rrugën para tij nga sedilja e pasme.

"A doni t'i tregoni atij se ku po shkojmë?", pyeti Deko. "Nosh, do t'i shohësh Savtën dhe Bapën?", i thotë Skyler qenushit i cili menjëherë fillon të qajë nga emocioni.

Përfundimisht, kur parkojnë makinën në rrugën e shtëpisë së gjyshes dhe gjyshit, Noshi del dhe dridhet me entuziazëm, pastaj vrapon drejt gjyshes dhe gjyshit. /Telegrafi/