Please enter at least 3 characters.

Park Geun Hye: Situatë e rëndë me Korenë Veriore

2016/01/f.0308132956404_m.jpg

Ajo ka thënë se Koreja Veriore po e kërcënon atë Jugore me provë bërthamore dhe me zhvillimin e raketave më rreze të gjatë veprimi, raportojnë mediat.

“Koreja Veriore nuk duhet që t’i vështirësojë edhe më shumë raportet ndërkoreane duke e shfuqizuar marrëveshjen në mes të dy Koreve dhe ata duhet që të kuptojnë qartë se nuk mund të bëjnë asgjë përmes provokimeve dhe kërcënimeve”, u shpreh ajo.
Komentet e saj vijnë pasi që Koreja e Veriut njoftoi se anulon paktin e mos-sulmimit të saj dhe linjën emergjente telefonike me Korenë e Jugut.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westervelle i ka bërë thirrje Kinës që të përdorë ndikimin e saj ndaj Koresë së Veriut për të penguar “provokimet e saj”. /Telegrafi/