Please enter at least 3 characters.

Paraqitje mbresëlënëse ndaj Hungarisë, Gjimshiti në formacionin e javës në Evropë

2021/09/GetPaidStock.com-6136058be874c.jpg
295:"PRAGUE, CZECH REPUBLIC - JUNE 08: Jakub Jankto (L) of the Czech Republic in action with Berat Djimsiti of Albania during the international friendly match between the Czech Republic and Albania at Generali Arena on June 08, 2021 in Prague, Czech Republic. (Photo by Thomas Eisenhuth/Getty Images)
12:"Getty Images

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë fitoren më të rëndësishme në kualifikimet për Kampionatin Botëror 'Katari 2022'.

Kuqezinjtë e mposhtën Hungarinë me rezultat të ngushtë 1-0, falë një goli në fund të ndeshjes nga Armando Broja.

Por në fazën defensive, ka shkëlqyer mbrojtësi gjigant Berat Gjimshiti.

Anëtari i klubit italian Atalanta ishte i pakalueshëm ndaj Hungarisë dhe paraqitja e tij është vlerësuar lartë.

Faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve e ka futur në formacionin më të mirë të javës mbrojtësin shqiptar.

Në portë është portieri zviceran Yann Sommer, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Berat Gjimshiti dhe dyshja Bajarnason e Milenkovic.

Gareth Bale, Hakan Calhanoglu, Leon Goretzka e Filip Kostic janë në mesfushë.

Ndërkohë treshja ofensive përbëhet nga Buksa i Polonisë, Memphis Depay e Jesse Lingard. /Telegrafi/