Pakistan: 45 të vdekur nga shpërthimi i bombës në Karachi
04/03/2013
Trafiku në qytet ishte i rrallë, pasi që institucionet edukative, bizneset dhe tregjet janë mbyllur duke respektuar deklaratën e autoriteteve lokale për një ditë zie për viktimat e shpërthimit të së dielës në xhaminë shiite në qytetin Abbas në rajonin e Karachit, transmeton Rel.
Zyrtarë qeveritar thonë se më shumë se 150 të tjerë janë plagosur, pasi që shpërthimi ka ndodhur në mes të dy banesave pesë-katëshe, duke shkaktuar zjarr në njërën prej tyre dhe duke lënë dhjetëra viktima në rrënoja. /Telegrafi/


