Please enter at least 3 characters.

Osbourne: Kam provuar të vras veten

2016/01/f.0325200801724_m.jpg

Djali i legjendës së rokut Ozzy Osbourne, 23-vjeçar, ka zbuluar se ai kishte qenë i depresionuar dhe kishte provuar të vrasë veten duke konsumuar sasi të mëdha të substancave të ndaluara, përfshirë Oxycontin dhe Valium.

“Fillova të mendoja për vdekje. Fillova të marr shumë droga dhe të pija. Ishte e tmerrshme”, ka thënë Jack për magazinën In Touch.

“U zhduka për një vikend të tërë. Kur u ktheva e dija se kisha nevojë për ndihmë. Pranova. Babai im më tha, ‘Nëse shkon në trajtim, edhe unë do të shkoj po ashtu’,”, ka shtuar ai.