Please enter at least 3 characters.

Orangutangu që lan dhëmbët si njeri

2016/01/f.1122002450407_m.jpg

Majmuni me emrin Sisui u kap nga objektivi i aparatit teksa kujdesej për higjienën orale në një park kombëtar në Indonezi.
Kafsha 34-vjeçare pastroi dhëmbët me furçë dhe pastë, e më pas e shpërlau gojën me ujë.

Fotografi gjerman Jurgen Froind, 53 vjeç, e vizitoi parkun gjatë një vizite për të vëzhguar pyjet indoneziane dhe gjallesat që jetojnë në to.

“Mendova se këto gjallesa janë shumë të ngjashëm me ne. Janë shumë të zgjuara dhe sjelljet e tyre kanë shumë ngjashmëri me tonat. E pashë Sisuin teksa lante dhëmbët me furçë, ndërsa pasta e bëri të gogësijë”, tha ai.

Froind shtoi se kafshët mësojnë të imitojnë veprimet e turistëve që mblidhen në këtë zonë për të parë jetën e gjallë. “Turistët i vizitojnë këto anë me varka dhe ndërsa ne i shikojmë me lakmi, majmunët mësojnë dhe imitojnë veprimet tona në mënyrë të çuditshme”, përfundoi fotografi gjerman. /Start/