Please enter at least 3 characters.

Notat e lojtarëve: Milan 1-0 Sassuolo, protagonistë portierët - Donnarumma më i miri, Consigli më i dobëti

2019/03/DonarummaGigi-1.jpg
249:"MILAN, ITALY - FEBRUARY 22: Gianluigi Donnarumma of AC Milan celebrates his team-mate's goal during the Serie A match between AC Milan and Empoli at Stadio Giuseppe Meazza on February 22, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani ka regjistruar fitore të rëndësishme kundër Sassuolos në kuadër të javës së 26 në kampionatin italian.

Skuadra nikoqire bëri paraqitje më të mirë, ashtu që e ka notën mesatare (6.77) më ta lartë në krahasim me atë të ekipit mysafir (6.41).

Portieri i Rossonerëve, Gianluigi Donnarumma (7.8), ishte ndër meritorët që vendasit regjistruan fitore, pasi e mbajti portën e tij të paprekur.

Davide Calabria dhe Gianluigi Donnarumma (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Paraqitje të mirë bënë edhe dy qendërmbrojtësit Alessio Romagnoli (7.4) dhe Mateo Musacchio (7.1), si edhe anësorët Suso (7.3) e Hakan Calhanoglu (7.1).

Edhe në portën tjetër ishte protagonist Andrea Consigli (4.6), por për të keq, pasi pos golit të pranuar, u përjashtua edhe me karton të kuq.

Lojtari më i mirë te Sassuolo ishte anësori Jeremie Boga, i cili është vlerësuar me notën 7.2.

Notat e lojtarëve të të dyja skuadrave:

(Foto: WhoScored)

(Foto: WhoScored)

/Telegrafi/