Please enter at least 3 characters.

Norwichi ia shkakton humbjen e parë sezonale Cityt

2019/09/Norwichmancity-4.jpg
297:"NORWICH, ENGLAND - SEPTEMBER 14: Teemu Pukki of Norwich City celebrates with teammates after scoring his team's third goal during the Premier League match between Norwich City and Manchester City at Carrow Road on September 14, 2019 in Norwich, United Kingdom. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)
12:"Getty Images

Norwich City ia ka shkaktuar humbjen e parë sezonale Manchester Cityt duke e mposhtur me rezultat 3-2 në Carrow Road.

Kenny McLean e zhbllokoi rezultatin në minutën e 18-të pas asistimit nga Emiliano Buendia. Pas dhjetë minutash, epërsia u dyfishua me golin e Todd Cantwell (28') që u asistua nga Teemu Pukki.

Në fund të pjesës së parë (45'), Sergio Aguero e ngushtoi rezultatin i ndihmuar nga Bernardo Silva duke i dhënë shpresë ekipit të tij.

(Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Pukki e shënoi golin e tretë për vendasit në pjesën e dytë (50'), pas asistimit të dytë nga Buendia dhe e ngriti sërish epërsinë e nikoqirëve.

Në minutat e fundit (88'), sfida u bë dramatike, pasi Rodri shënoi golin e dytë për mysafirët i asistuar nga Gabriel Jesus, megjithatë 'Citizens' nuk ia dolën ta barazonin rezultatin në minutat e mbetura.

(Foto: Paul Harding/Getty Images/Guliver)

Kjo humbje e lë Manchester Cityn në vend të dytë në tabelë me pesë pikë prapa Liverpoolit që ka regjistruar pesë fitore radhazi.

Për Norwich Cityn kjo ishte fitorja e dytë këtë sezon, ndërsa i ka humbur tri ndeshje të tjera. /Telegrafi/