Please enter at least 3 characters.

Njihuni me 'dashurinë' e Kidës (Foto)

2016/10/kida-2-e1476811747399.jpg

Këngëtarja Kida ka qenë një ndër artistet e reja më të suksesshme të vitit 2016 në tregun muzikor shqiptar.

Ajo është shumë e pëlqyer nga mosha e re, gjersa ka edhe me mijëra fansa në rrjetet sociale.

Artistja ka treguar se i pëlqen shumë që ta shfrytëzojë kohën nëpër llogaritë e ndryshme në Internet, duke publikuar fotografi apo video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet me qenushen e saj të shtëpisë, teksa në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar se ajo për të, është dashuria e saj.

Përndryshe tash e një kohë këngëtarja ka treguar se është "single", dhe ka ndër mend ta mbajë edhe për një kohë të gjatë këtë status. /Telegrafi/