Njerëzit sapo e kuptuan se gjatë gjithë kohës i kanë varur gabim dritat e pemës së Krishtlindjes
Dekorimi i pemës së Krishtlindjes është një nga “detyrat” kryesore për shumë njerëz gjatë periudhës festive, por për të tjerët është një zhgënjim masiv.
Dhe ndërsa mund të jetë paqësore dhe e gëzueshme, shumë njerëz do ta kuptojnë bezdisjen që vjen me varjen e dritave.
Por nëse e shihni detyrën zhgënjyese dhe të vështirë, mund të jetë se po e bëni atë 'gabim', përcjell Telegrafi.
Të kesh drita në pemën e Krishtlindjes është thelbësore, por është një punë mjaft e ndërlikuar pasi duhet të jesh i kujdesshëm për t'i shpërndarë ato në mënyrë të barabartë, duke u përpjekur të mos ngatërrohen.
Sipas përdoruesit holidayhangups në TikTok, nëse i mbështjellni dritat rreth e rrotull, e keni bërë gabim.
Dhe ka një mënyrë shumë më të lehtë.
Në vend të metodës së mbështjelljes, ajo rekomandon kalimin "nga lart poshtë në një mënyrë zig-zag". /Telegrafi/


