newPorn realizon videoklip
Kënga të cilës i është realizuar ky video-klip quhet “Marylin Pornoe”. Njëherësh ky është singlli i parë i përbashkët këtyre dy reperave. Po ashtu kjo është edhe kënga e parë e albumit të tyre të ri, i cili pritet të del gjatë kësaj vere.
Teksti i këngës “Marylin Pornoe” i kushtohet një vajze e cila është e përqendruar në mbajtje të dietës për t’u dukur më e bukur. Madje, pjesët e saj të trupit i ka artificial të përbëra me silikon. Hobi i saj është shëtitja me vetura të shtrenjta, shoqëria me djem të rrezikshëm dhe është konsumuese e kokainës.
Por ky nuk do të jetë vido-klipi i vetëm nga ky album. Anëtari i këtij grupi, Viagra i ka thënë për portalin Telegrafi se me promovimin e albumit të ri do të realizohet edhe një video-klip tjetër.
“Spoti u realizua në EnterMedia dhe për fillim po duket të jetë i pëlqyer nga adhuruesit tonë. Sa i përket albumit, unë bashkë me Singullarin jemi duke punuar mjaft shumë. Këngët jemi duke i incizuar në Studio te Dardan Belegu – Trakla. Kurse instrumentalet është duke i bë Arbër Gjikolli, Dardan Belegu dhe Vigan Bardhi”, tha Viagra për portalin Telegrafi.


