Please enter at least 3 characters.

Nëntë ndeshjet vendimtare për të ardhmen e Ajetit

2017/03/GettyImages-641906000-e1490908766220.jpg
248:"TURIN, ITALY - FEBRUARY 12: Arlind Ajeti (R) of FC Torino celebrates a goal during the Serie A match between FC Torino and Pescara Calcio at Stadio Olimpico di Torino on February 12, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.

Anëtari i Kombëtares së Shqipërisë iu bashkua Torinos në fillim të këtij edicioni por ka mbetur në shumicën e ndeshjeve në bankën e rezervistëve.

Prishtinasi nuk ka arritur ta bind trajnerin e Torinos për ti ofruar vendin në formacionin bazë.

Por mediat italiane kanë shkruar se tani ish-anëtari i Baselit do të ketë rast më të mirë për të luajtur.

Në nëntë ndeshjet e radhës në Serie A, Ajeti pritet të luaj shumicën nga to për ta definuar të ardhmen.

Trajneri serb Sinisa Mihajlovic ka vendosur ti japë hapësira shqiptarit dhe pjesës tjetër të lojtarëve të cilët nuk kanë luajtur shumë.

Tani i mbetet Ajetit që të dëshmoi vetën dhe aftësitë që ka për ta bindur Torinon ta mbajë edhe më gjatë në skuadër. /Telegrafi/