Please enter at least 3 characters.

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi Maqedoni - Kroaci për kulturë

2016/07/Milevska-Hasabnegoviq.jpg
22:"OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Sot në Dubrovnik është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në sferën e kulturës, në mes të Maqedonisë dhe Kroacisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministresha për kulturë, Elizabeta Kançeska - Milevska, gjatë qëndrimit të saj njëditorë në Kroaci.

Ky është programi i pestë me radhë që këto dy vende e nënshkruajnë dhe përfshin periudhën 2016-2019. Nga pala kroate, marrëveshja u nënshkrua nga ministri i kulturës, Zllatko Hasanbegoviq.