Please enter at least 3 characters.

Në spitalet e Kosovës po trajtohen 727 pacientë me COVID-19

2020/12/covid.png

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton se në klinikat dhe spitalet rajonale të Kosovës, po trajtohen 856 pacientë, prej tyre  727 janë të konfirmuar me sëmundjen COVID-19, ndërsa 129 persona janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.

Sipas SHSKUK, me gjendje të rënduar shëndetësore janë 33 pacientë, ndërsa 682 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi.

“Bazuar në raportimet nga klinikat COVID në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por edhe spitalet e përgjithshme të cilat trajtojnë pacientë me COVID, vërehet një rënie e numri të pacientëve, krahasuar me ditët paraprake”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së, transmeton Telegrafi.

Njoftimi i plotë:Në QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajton 856 pacientë nga Covid-19Bazuar në raportimet nga klinikat Covid në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme të cilat trajtojnë pacientë me COVID, vërehet një rënie e numri të pacientëve, krahasuar me ditët paraprake.Nga raportime e ditës së shtunë, 3 prill 2021, të klinikave Covid dhe spitaleve të përgjithshme, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 856 pacientë nga Sars- Cov-2.727 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë.129 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore682 janë nën asistim të oksigjeno-terapisëNë QKUK janë të shtrirë 355 pacientë18 në gjendje të rënduar309 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë289 me oksigjeno-terapiNumri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:Klinika Infektive, 115 pacientëKlinika Infektive II ( mjekësia sportive), 86 pacientëKlinika Infektive III ( Interno), 44 pacientëKlinika e Pulmologjisë, 82 pacientëKlinika e Gjinekologjisë, 3 pacienteMjekimi Intensiv -COVID, 15 pacientëKlinika e Pediatrisë, 10 pacientëNë spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 501 pacientë16 në gjendje të rënduar shëndetësore418 të konfirmuar pozitivë303 me oksigjeno-terapiNumri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:Spitali i Prizrenit, 116 pacientëSpitali i Gjakovës, 85 pacientëSpitali i Pejës, 77 pacientëSpitali i Gjilanit, 107 pacientëSpitali i Ferizajt, 57 pacientëSpitali i Mitrovicës,38 pacientëSpitali i Vushtrrisë, 21 pacientë

Që prej 13 marsit 2020, e deri më 2 prill, 2021 Kosova ka regjistruar 92.198 raste me COVID-19. Prej tyre, 1.894 pacientë kanë humbur jetën dhe janë shëruar 76.402 persona. Raste aktive janë 13.902.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njofton se deri në mesditën e së premtes, 1.228 qytetarë, profesionistë shëndetësorë dhe nëpunës të institucione shëndetësore janë vaksinuar kundër koronavirusit.

Në Kosovë, fushata e vaksinimit ka nisur më 29 mars, pasi shteti pranoi 24.000 doza të vaksinës së AstraZenecas. Këtë kontingjent të vaksinave, Kosova e mori falas nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. /Telegrafi/