Please enter at least 3 characters.

Në Shkup organizohet konferencë përmbyllëse për aktivitete shkencore-hulumtuese

Në Shkup mbahet konferenca përmbyllëse me temë ''Sfidat dhe mundësitë për finansim të hulumtimeve shkencore në Republikën e Maqedonisë''.

Organizator i konferencës është Fondacioni Shoqëria e Hapur - Maqedoni, në kuadër të Programit rajonal për mbështetje të hulumtimeve në vendet e Ballkanit Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në konferencë do të promovohet propozimi i ri për financim të aktiviteteve hulumtuese shkencore në Maqedoni dhe do të shkëmbehen përvojat sllovene dhe estoneze.

Propozimi parasheh themelimin e një Agjencie për hulumtime shkencore si organ shtetëror i pavarur që për punën e saj përgjigjet para kuvendit. Agjencia do të jetë përgjegjëse për transparencë, realizim efektiv dhe efikas të Programit kombëtar për veprimtari hulutuese-shkencore dhe për bashkëpunim shkencor./Telegrafi/