Please enter at least 3 characters.

Në një varrezë ruse, arinjtë i nxorën 20 trupa prej varreve dhe i hëngrën (Video)

2018/07/Arinjte-foto.jpg
23:"© Kam24/east2west news

Varrezat në Elizovo të regjionit Kamchatka të Rusisë, janë gërmuar nga dy arinj të murrmë, që hëngrën trupat e të vdekurve.

Mirëmbajtësit i mbytën me armë dy nga këto kafshë të egra, që nxorën 20 trupa, përfshirë edhe atë të një fëmije që ishte varrosur së fundmi, transmeton Telegrafi.

Forcat e rendit e kanë rrethuar zonën, pasi dyshojnë se kanë qenë edhe më shumë arinj - që mund të kthehen sërish. Putrat e tyre janë ende të dukshme, bashkë me mbetjet e njerëzve që ata nuk i morën me vete.

“Po e vizitoja varrin e një të afërmi, kur e pashë një ari, që iku prej meje me nxitim. I numërova 20 varre të dëmtuara, mund të ketë edhe më shumë, por u frikësova të shkoj më thellë”, ka thënë një dëshmitar.

Familjarët po e akuzojnë agjencinë funerale, që nuk i ka varrosur si duhet. Ata i akuzuan varrmihësit ‘dembelë’ që nuk i hapën varret thellë sa duhet, duke bërë që arinjtë t’i nxjerrin me lehtësi. /Telegrafi/