Please enter at least 3 characters.

Në fotografitë nga spitali, Çun Lajçi tregon se ka bërë një intervenim në zemër

2022/08/collage-2-4-scaled.jpg

Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi, ka qenë i shtruar në spital prej disa ditësh meqë po përballet me një problem shëndetësor.

Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, ai tregon se bëri një intervenim në zemër.

I njëjti publikoi në llogarinë e tij në Facebook një fotografi ku shfaqet i shtrirë në Klinikën e Kardiologjisë, që besohet të jetë realizuar pas ndërhyrjes.

Postimi i plotë i Lajçit (pa ndërhyrje):

“S'u jetueka me zorUnë vetëm rrugët ua shkela ato ku shkelet ju e atanji stol n'tri kambë nji pemë me mbështetë kurrizin e kërkovanji hije ku mrizuet ju e ata që ikën kur na vranëasnji gurë s'e mora asnji dru s'e theva asnji pemë s'e vjelaas hithat si kosita të shtegu i kalbunlulet i lashë rrugicës ku belbëzova si çunakika pa m'njoftë se dashni s'deshtët nga gurra imekangën e pata për vete zanin për juveUnë i shkela rrugët tueja s'i moraaty i keni ku i la Esadi, Dini, Aliu, Shkrelilavroni me vargjet e tyne mbase edhe me t'miat pake mbjellni dashni për zemrat e thyemese s'u jetueka mezor!P.SE dini çka m’tha doktori, kur dola nga salla e operacionit?Paske m’ua shkrumua jetën politikanve me këta damar zemre!Kardiologji, 2022”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Facebook